Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll: me dhjetra të vdekur e të plagosur

Dhjetra të vdekur e të plagosur kanë shkaktuar të martën mbrëma ndy shpërthime të ndodhura në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

pamje nga vendngjarja2

Sipas raportimeve të mediave vendase, të paktën tre vetë kanë qenë të përfshirë në sulm, ku njëri raportohet se ka hapur zjarr me kallashnikov pasi u pikasën nga forcat e sigurisë në hyrje të aeroportit.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, të paktën njëri nga shpërthime ka ndodhur në zonën e mbërritjes dhe thuhet se bëhet fjalë për një kamikaz.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se shpërthimet kanë ndodhur në tre pika të ndryshme, një në hyrjen e fluturimeve ndërkombëtare, një në hyrjen e fluturimeve kombëtare dhe një tjetër në zonën e parkingut.

Sipas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë  Bekir Bozdağ, njëri nga kamikazët në fillim ka hapur zjarr me armë automatike AK-47 e më pas ka shpërthyer veten.

Agjencia ajrore Turkish Airlines njoftoi se të gjitha fluturime nga aeroporti “Ataturk” janë anuluar deri në orën 8 të mëngjesit.

Aeropoporti “Ataturk” është aeroporti i dytë më i madh në botë. Vetëm gjatë viti 2015 rreth 60 milion pasagjerë kanë kaluar tranzit. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts