728 x 90 Leaderboard

Sulmet në Siri, çakërdisen të majtët grekë: i turren Harry Truman-it

Të majtët grekë nuk e kanë honepsur sulmin perëndimor nën udhëheqjen e SHBA mbi Siri. Nën thirrjen e Partisë Komuniste vendase, grupime të majta anarkike dolën në protesta në rrugët e Athinës duke marshuar ambasadës amerikane, asaj franceze dhe selisë së BE-së.

Por jo vetëm kaq. Ata ndërmorrën një akt ekstrem kur tentuan të thyenin statujën e ish-presidentit amerikan Harry Truman, e gjendur mes kryeministrisë dhe presidencës. Ata arritën deri aty sa ta lidhin statujën me litarë dhe të përpiqeshin t’i prisnin këmbët me sharrë hekuri.

Kjo bëri që forcat policore të ndërhynin me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, duke shkaktuar kaos dhe incidente. /tesheshi.com/

 

Related posts