728 x 90 Leaderboard

Sulm gjatë një parade ushtarake në Iran, viktima e të plagosur (video)

Të paktën tetë ushtarë u vranë dhe 20 u plagosën në një sulm terrorist të kryer gjatë një parade ushtarake në Ahvaz në pjesën jugperëndimore të Iranit. Ndër të plagosurit ishin një grua dhe një fëmijë, tha agjensia iraniane IRNA.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesit hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë. Gjatë sulmit dhjetë minutash, katër prej këtyre të fundit u vranë, raporton IRNA.

Sulmi u zhvillua gjatë një paradite të organizuar me rastin e Javës së Mbrojtjes në atë vend. Detaje të tjera zyrtare në lidhje me këtë incident, nuk janë dhënë. /tesheshi.com/

Related posts