Sulltan Novruzi, Presidenti Meta bën radiografinë e besimit të tij: ja çfarë është Bektashizma

Presidenti Meta, i cili i përket besimit bektashian, është përpjekur sot që të bërë një përshkrim të kësaj bashkësie së cilës i përket.

Prezent gjithnjë në Malin e Tomorit, e po ashtu tek Kryegjyshata me Baba Mondin çdo Sulltan Novruz, kreu i shtetit ka përshkruar ato që i konsideron cilësi të këtij besimi.

 “Dija, urtësia dhe drejtësia janë tipare të patjetërsueshme të cilat kanë karakterizuar dhe çuar përpara bashkësinë bektashiane ndër shekuj të ndërthuara harmonikisht me ndjenjën e palëkundur të atdhedashurisë së pashtershme. Kjo ditë e bukur dhe ky manifestim i kapërcen kufijtë e kësaj qendre botërore, edhe kufijtë tanë kombëtarë duke dhuruar mesazhe të qartë mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe vendeve për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë mirëkuptim në gjirin e familjes dhe më shumë optimizëm në zemër të shoqërive tona modern”, deklaroi Presidenti Meta duke uruar Sulltan Novruzin. /tesheshi.com/  

Related posts