728 x 90 Leaderboard

Stuhia më e madhe në 100 vitet godet Floridën: tepër vonë për t’u larguar

Një stuhi e konsideruar si më e madhja në 100 vitet e fundit po godet Floridën në SHBA. Bëhet fjalë për Uraganin Michael

Autoritetet e Floridës thanë se nuk kishte më kohë për evakuim. Ata që nuk pranan të dëgjojnë, tani duhet të  qëndrojnë në shtëpi dhe të shpresojnë se nuk do e pësojnë.

Era fryn me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë dhe për shkak të reshjeve të mëdha po ndodhin përmbytje.

Viktima e parë është një burrë që ra një pemë mbi shtëpi.

CNN raporton se një fëmijë ka vdekur gjithashtu.

Më shumë se 500,000 njerëz morën një urdhër për të evakuuar, por shumë prej tyre nuk e dëgjuan këtë paralajmërim.

“Stuhia ka mbërritur tani dhe udhëtimi nuk është i sigurt. Nëse jeni në zonën bregdetare, mos lini shtëpitë tuaja. Koha e evakuimit ka kaluar. Dëgjoni zyrtarët lokalë”, tha Guvernatori i Floridës, Rick Scott.

Ai shtoi se Florida po kërcënohet nga një shkatërrim i paimagjinueshëm. /tesheshi.com/

 

Related posts