Studimi: Vitamina C ndihmon në uljen e sheqerit në gjak te diabetikët e tipit 2

Marrja e rregullt e vitaminës C mund të ndihmojë në uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak dhe në menaxhimin e presionit të gjakut tek njerëzit të sëmurë me diabet të tipit 2, sipas një studim të ri të kryer nga hulumtues australianë.

 Studimi, i botuar në revistën Diabetes, Obesity and Metabolism (Diabeti, Obesiteti dhe Metabolizmi) nga një ekip i Universitetit Deakin në Victoria, tha se marrja e 500 mg e vitaminës C dy herë në ditë redukton nivelet e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës dhe minimizon pikat e sheqerit në gjak pas ngrënies.

 Studimi tha se vetitë antioksiduese të vitaminës C zvogëlojnë presionin e gjakut duke luftuar nivelet e larta të radikaleve të lira që gjenden te diabetikët.

 Glenn Wadley tha: “Ne kemi gjetur se pacientët që kishin një rënie të konsiderueshme prej 36 për qind të sheqerit në gjak pas ngrënies dhe kjo do të thotë rreth tre orë më pak situatë hiperglikemie në ditë tek të sëmurët“.

 Wadley tha se hiperglikemia rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek të sëmurët me diabet të tip 2, duke shtuar, “pas marrjes së vitaminave C, kemi gjetur se përqindja e njerëzve me hipertension ka rënë përgjysmë”.

 Sipas studimit doza e vitaminës C ishte rreth 10 herë më e madhe se konsumimi normal i ushqimit.

 

“Ndërsa aktivitetet fizike, ushqimi i mirë dhe medikamentet e diabetit janë shumë të rëndësishme për menaxhimin e diabetit të tipit 2, disa njerëz mund ta kenë të vështirë për të menaxhuar glukozën në gjak edhe me ilaçe”, tha Wadley.

Diabeti është një sëmundje kronike, e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak të rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës  përpiqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kjo mund të shkaktojë vdekjen e hershme ose komplikime të rënda si verbëri, goditje, sëmundje të veshkave ose sëmundje të zemrës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts