Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Studimi: pse nuk duhet të pini ujë gjatë vaktit

Shumica e njerëzve konsumojnë ujë gjatë vaktit ose menjëherë pas tij. Por ky është një zakon i keq.

Sipas ekspertëve, ky zakon nuk duhet praktikuar, sepse ngre nivelet e sheqerit në gjak, më të larta se nivelet që konsiderohen të shëndetshme dhe të lejuara.

Hulumtimi, i kryer në Amerikën e Jugut, përfshiu një analizë të niveleve të sheqerit në gjak, e cila tregoi dhe provoi se nuk është e shëndetshme të pish ujë gjatë një vakt.

Siç shpjegojnë studiuesit, është normale që nivelet e sheqerit në gjak të kërcejnë pas një vakti, por një nivel shumë i lartë mund të çojë në mbipesha ose diabetin e tipit 2.

Uji ndihmon trupin të thithë glukozën dhe rekomandohet të pini ujë para ngrënies ose të paktën gjysmë ore pas.

Sheqeri i lartë në gjak mund të jetë problem. Domethënë, me kalimin e kohës, trupi bëhet intolerant sepse humbet aftësinë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, gjë që çon në diabet.

Shumë glukozë mund të bëjë që trupi të prodhojë më shumë insulinë, dhe pastaj trupi fillon të ruajë yndyrën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts