Studimi/ Kolonizatorët europianë në Amerikën e Jugut, prej atyre nisi ndikimi në klimë

Para ardhjes mbërritjes së evropianëve në Amerikën e Jugut, kontinenti lulëzonte me popujt indigjene të cilët përbënin më shumë se 60 milionë njerëz. Por njëqind vjet më vonë numri i tyre ka rënë në gjashtë milionë.

Kolonizatorët evropianë në atë kontinent nuk çuan vetëm luftën, urinë dhe shkatërrimin e perandorive të lashta, por edhe sëmundje të tilla si fruthi apo gripi, prej të cilave u asgjësua popullsia indigjene pasi nuk kishte imunitet.

Një shekull më vonë, kontinenti ka mbetur pa 92 përqind të kësaj popullsie.

Janë këto konkluzionet e një studimi të publikuar në një revistë shkencore londineze, ku thuhet se një normë e tillë vdekshmërie i shkaktoi “Little Ice Age”, një periudhë ftohje globale, kur, për shembull, lumi Tamiz në Londër ngriu mes shekujve 16 dhe 19.

Shkencëtarët në kolegjin universitar në Londër kanë zbuluar se pas rënies së shpejtë të popullsisë, bimësia e madhe dhe tokat bujqësore kanë mbetur të braktisura. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej përafërsisht sa madhësia e Francës së sotme.

Kështu, bimësia është përhapur në mënyrë pakontrolluar dhe kjo bën që të thithet më shumë dioksid karboni. Nga kjo, temperatura në nivel global ra mesatarisht me 0.15 gradë Celsius, ndërsa në Evropë dhe më shumë.

Shkencëtarët në përgjithësi e konsiderojnë fillimin e  revolucionit industrial njëherësh dhe si fillimin e ndikimit njerëzor në klimë, por ky studim tregon se ndikimi i klimës nga njerëzimi filloi 250 vjet më parë.

“Njerëzit kanë ndryshuar klimën shumë kohë para se të fillonte përdorimi i lëndëve djegëse fosile”, tha autori kryesor i studimit, Alexander Koch. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts