STUDIMI/ Ja sa plastikë konsumojnë njerëzit dhe çfarë rreziku na paraqet

Njerëzit konsumojnë përmes ushqimit dhe pijes dhjetëra mijëra grimca mikroplastike çdo vit, sipas një analize të re që ngriti pyetje të reja rreth asaj se si mbeturinat plastike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë.

Mikroplastikat – copa të vogla plastike të ndara nga produktet e bëra nga njeriu si veshjet sintetike, gomat e makinave apo edhe lentet e kontaktit – janë ndër materialet më të kudondodhura në planet.

Ato janë gjetur në disa prej akullnajave më të lartë të botës, madje dhe në fundet më të thella të oqeanit.

Disa studime të treguar se si mikroplastika mund të hyj në zinxhirin e ushqimit të njeriut, pasi gjendet në shumicën e ujit të pijes, sidomos në shishe plastike.

Në hulumtimin e publikuar dje, shkencëtarët kanadezë analizuan qindra të dhëna për kontaminimin me mikroplastika dhe i krahasuan ato me mënyrën e të ushqyerit dhe konsumin e amerikanëve.

Ata zbuluan se një mashkull i rritur ka gjasa të konsumoj deri në 52,000 grimca mikroplastike çdo vit. Duke marrë parasysh ndotjen që rrethon planetin, kjo shifër u rrit në 121,000 grimca – ekuivalente me mbi 320 grimca çdo ditë.

Studimi përkon me Ditën Botërore të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, tema e të cilit këtë vit është ndotja e ajrit.

Rreziku i mikroplastikës nuk është i qartë

Alastair Grant, profesor i ekologjisë në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se nuk kishte prova që grimcat plastike të identifikuara në studim paraqesin “rrezik të cenimit për shëndetin e njeriut”.

Grant, i cili nuk ishte përfshirë në kërkimin shkencor, shtoi se ka gjasa që vetëm një përqindje e vogël e grimcave të thithura të hyj në mushkëri.

Autorët thanë se duheshin më shumë kërkime për të kuptuar më mirë se sa mikropjesëza arrijnë në mushkëri dhe stomak, dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts