Auto Dak
Auto Dak

Studimi: Bombat ndaj mjedisit…S’mbin bar aty ku hedh një bisht cigareje

Duhani nuk dëmton vetëm shëndetin e njeriut por dhe natyrën; tokën, bimët.

Një studim ka treguar se si tymi ashtu dhe bishtat e hedhura të cigareve, kanë një efekt të dëmshëm në planet, si në tokë ashtu dhe në bimësi.

Studimi tregoi se nga bishtat, aftësia për të mbjellë bimë zvogëlohet me 27 për qind.

Çdo vit, llogaritur që në tokë të jenë hedhur 4.5 trilionë bishta sigaresh. Kjo është arsyeja pse ato janë një nga shkaqet kryesore të ndotjes në botë, sipas studimit.

Arsyeja për këtë është materiali nga i cili janë bërë cigaret. Filtri përbëhet nga fibra celuloze acetate, e cila është një lloj bioplastikë. Dhe ato kanë një efekt po aq të dëmshëm për mjedisin si një tërësi, pra përfshirë dhe vetë cigaren dhe tymi që lëshohet gjatë konsumit.

Autori kryesor i studimit, Dr Dannielle Green, vuri në dukje se lëshimi i tymit në natyre, e më pas hedhja e bishtave, është bërë socialisht i pranueshëm por ka pasoja serioze për mjedisin. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts