728 x 90 Leaderboard

STUDIMI/ Anti-terrori amerikan post-11 Shtator: 500 mijë viktima

Të paktën një gjysmë milion njerëz u vranë në Irak, Afganistan dhe Pakistan, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur Shtetet e Bashkuara shpallën “luftë kundër terrorizmit”, sipas një studimi të publikuar të enjten.

Raporti i institutit “Watson” për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Brown (Rhode Island), thotë se sipas të dhënave, 480.000 deri 507,000 u vranë që nga viti 2001 e më pas, duke vënë në dukje se numri aktual i viktimave mund të jetë më i lartë.

Këto të dhëna të reja “tregojnë një rritje prej 110,000 vdekjesh në krahasim me raportin e mëparshëm”, botuar në gusht të vitit 2016, tha universiteti në një deklaratë.

Numri i viktimave përfshin civilë, rebelë, policë dhe forca lokale të sigurisë, ushtarë amerikanë dhe forca aleate.

Shumica civilë u vranë në Irak – mes 182,272 dhe 204,575 njerëz – pastaj në Afganistan e Pakistan me 38,480 – 23.372 të vdekur.

Pothuajse 7,000 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak dhe Afganistan.

“Ne kurrë ndoshta nuk do të dinë numrin e saktë të viktimave në kët luftra”, tha Neta Craëford, autore e raportit, duke gjykuar se për shkak se shumë prej viktimave të listuara si luftëtarë mund të jenë civilë apo viktimat civile që ende nuk janë regjistruar.

Të dhënat nuk përfshijnë viktimat indirekte të konfliktit, veçanërisht ata që kanë vdekur nga sëmundjet dhe mungesa e infrastrukturës. /tesheshi.com/

Related posts