Studimi amerikan: Puna në hapësirë nuk e zvogëlon jetën

Megjithëse udhëtimi hapësinor zbulon forma astronomike të rrezatimit të panjohura në Tokë dhe që lidhen me sëmundje të zemrës dhe zhvillim tumori, studimi i SHBA-së sugjeron që kjo nuk do të shkurtojë jetën e tyre.

Shkencëtarët kanë krahasuar rreth 60 vjet të të dhënave te astronautët amerikanë, me një grup njerëzish që janë me shëndet të plotë, që bëjnë dhe palestër.

Përfundimi është se asnjë grup nuk ka jetëgjatësi mesatare të konsiderueshme. Megjithatë, të dy jetojnë më gjatë se pjesa tjetër prej nesh.

Astronautët janë përgjithësisht më të arsimuar dhe fizikisht më të përgatitur se një amerikan tipik dhe prandaj nuk mund të krahasohen me askënd.

“Gjetëm një grup që në disa faktorë kjanë të krahasueshëm me astronautët, por që kurrë nuk kanë qenë në hapësirë”, tha një nga autorët e studimit, Robert Reynolds.

Rezultatet sugjerojnë se ekspozimi ndaj rrezatimit në univers nuk rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme për shkak të sëmundjeve të zemrës ose disa llojeve të kancerit. Për më tepër, astronautët kishin edhe një vdekshmëri pak më të ulët sesa në krahasim me lojtarët e basketbollit dhe lojtarët e bejsbollit të përfshirë në studim. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts