Studentët u thonë “Jo” protestuesve të “Astirit”: keni politikë brenda!

Ka dështuar një tentativë e banorëve të “Astirit” për t’ju bashkuar masës studentore te Ministria e Arsimit. Për të rinjtë protestues, Unaza ka marrë karakter politik, e ata nuk duan ta përziejnë protestën e tyre me politikën e ditës.  

“Nëse banorët e ‘Astirit’ duan të bashkohen të vijnë si qytetarë dhe të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave tona. Nëse do të vinin të bashkohen me ne ata të bashkoheshin që në mëngjes protestës tonë”, thanë studentët.

Në tre ditë protest studentore, asnjë figurë nga opozita nuk ka shkuar afër tyre, ndërkohë që te “Astiri” shfaqen çdo natë. Risi gjithashtu është fakti se asnjë forcë policore nuk gjendet afër protestës studentore. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts