Studentët në protestë: tarifat e larta të studimit po zhysin familjet në borxhe

Studentë nga fakultete të ndryshme të universitetit të Tiranës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër tarifave të larta të studimeve. Sipas tyre, tarifat janë shumë të larta për t’u përballuar nga familjet të cilat janë zhytur në borxhe për të shkolluar fëmijët.

Studentët kërkojnë përgjysminin e tarifave në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve, heqjen e barrës financiare për çertifikimin e gjuhës së huaj, heqjen e pagesës dyfish për kreditet nga provimet e mbartura. Po ashtu, një nga kërkesat është që të mos zhvendosen studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave nga godina aktuale, ku mendohet të ndërtohet Gjykata e Lartë.

Protesta paqësore është paralajmëruar disa ditë më parë dhe ka nisur nga sheshi Nënë Tereza drejt Kryeministrisë.  Studentët qëndruan përpara Kryeministrisë ku parashtruan kërkesat. Ndërkohë, ata do të dorëzojnë një peticion me mijëra firma të mbledhura nga Lëvizja për Universitetin, ku i kërkohet qeverisë heqja e diskriminimit ekonomik. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts