Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Stresi” në Albcontroll: ja fluturimet e pamundura për sot

Edhe sot Rinasi do ketë fluturime të anolluara, e kjo si pasojë e ndëprerjes së punës nga ana e stafit të Albcontrollit, të cilët kërkojnë rikthimi e pagës në ato nivele që kanë qenë para pandemisë.

Por në një tjetër këndvështrim, duket se gjithçka ka prapavijë politike.

Sot pritet zgjidhja e ngërçit, o me rikthimin e stafit në punë, o me zëvëndësimin e tyre me kontrollorë të huaj, të ardhur nga vende të NATO-s.

Në Albcontroll ja në dislokuar mjete të ushtrisë, pasi konsiderohet si sektor i sigurisë kombëtare.

Ndërprerja e punës nga kontrollorët është konsideruar nga qeveria dhe si “grusht shteti”.

Ndërsa kontrollorët mbrohen duke thënë se nuk po bëjnë grevë, pasi kjo u ndalohet me ligj në Kodin e Punës, porse ata, brenda ligjit, kanë të drejtë të “ndihen të stresuar” e për këtë arsye të kërkojnë zgjidhje problematikash që jua heqin këtë stres.

Ja fluturimet e anolluara për sot:

auto pjese dak

Related posts