Auto Dak
Auto Dak

Stoltenberg: zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ç’arritje!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor ka forcuar Aleancën dhe ka ndihmuar në stabilizimin dhe forcimin e vendeve të rajonit që iu bashkuan asaj.

Stoltenberg, para takimit me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, mes të cilëve do të jetë për herë të parë një përfaqësues i Maqedonisë Veriore si anëtare e ardhshme e Aleancës, kujtoi konfliktet ushtarake dhe krimeve në fund të viteve 1990 që ndodhën në Ballkanin Perëndimor.

“NATO ka luajtur një rol kyç në zgjidhjen e këtyre konflikteve, në ndalimin luftëra dhe stabilizim. Ka ende shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajuese që ne kemi anëtarë të tillë si Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, dhe të ardhmen edhe Maqedoninë Veriore”, tha Stoltenberg .

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, dhe një nga temat do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi midis NATO-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts