728 x 90 Leaderboard

Stoltenberg: Trump e bëri NATO më të fortë se përpara samitit

Kreu i NATO-s thotë se thirrja e presidentit amerikan për aleatët për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen ka pasur një ndikim të qartë dhe e ka bërë NATO-n më të fuqishme.

Stoltenberg, kur u pyet në një konferencë shtypi në lidhje me takimin me dyer të mbyllura, diktuar nga kërcënimet e Trump-it edhe me dalje nga Aleanca, tha:

“Ne patëm një diskutime shumë të sinqerta dhe të hapura … ky diskutim ka bërë NATO-n më të fortë. Fakti që patëm një debat të hapur është bërë gjithashtu e qartë se ne do të dyfishojmë përpjekjet tona dhe gjithashtu tregon se një mesazh i qartë nga President Trump pati një ndikim”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë, mësohet se Trump e ka vlerësuar veten duke thënë se “ishte një gjeni…”

 “Unë jam shumë konsistent, unë jam një gjeni shumë i qëndrueshëm”, mësohet të jetë shprehur presidenti amerikan. /tesheshi.com/

 

Related posts