728 x 90 Leaderboard

Sting sulmon Botërorin e Rusisë dhe FIFA-n: të korruptuar nga nacionalizmi

Superstari i muzikës angleze, Sting nuk ngacmohet shumë nga suksesi i deritanishëm i kombëtares angleze në Botëror, mbërritur deri në gjysëmfinale, pasi gjithnjë e më shumë po preferon përballjen e klubeve.

Dhe kjo sipas tij pasi Botërori është një kompeticion “nacionalist”, i organizuar nga “FIFA e korruptuar”.

“Kjo është arsyeja pse unë preferoj të shikoj vetëm futbollin e klubit”, tha për Ëelt am Sonntag, këngëtar 66-vjeçar, tifoz i Newcastle-it.

“Botërori është shumë i dominuar nga nacionalizmi”, shtoi Sting, duke thënë se FIFA-s nuk duhet ta organizonte atë në Rusi. /tesheshi.com/

 

Related posts