Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Stinë mandarinash: 7 arsye se pse duhet të nginjeni me to

Jemi në një stinë mandarinash si frut bazë. Më poshtë, ne ju sjellim disa arsye pse duhet të konsumoni këtë frut të shijshëm çdo ditë:

Imuniteti

Si një ushqim ideal për forcimin e imunitetit, rekomandohet mandarina, e cila është e ngjashme në përbërje me portokallin: është e pasur me vitamina C dhe A, acid folik dhe kalium, dhe ka gjithashtu edhe vitamina B dhe kalcium, magnez, zink, bakër dhe hekur.

Ul kolesterolin

Studimet kanë treguar se lëkura e mandarinës përmban lëndë ushqyese që ulin në mënyrë efektive “kolesterolin e keq”, sicc është shkruar në revistën Diabetes.

 Parandalon mbipeshën

Shkencëtarët nga Universiteti i Ontarios Perëndimore kanë zbuluar se lënda ushqyese e fshehur në mandarina parandalon mbipeshën, ofron mbrojtje kundër diabetit të tipit 2 dhe aterosklerozës. Këto janë sëmundje që janë përgjegjëse për shfaqjen e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Ideale për përgatitjen e vaktit

Mandarina është një ushqim që mund ta përdorni në pjata të ndryshme, sidomos sallata me fruta të freskëta. Ju mund të përdorni lëng mandarine në përgatitjen e makaronave, si dhe në përgatitjen e ëmbëlsirave. Ju gjithashtu mund të përdorni lëng mandarine në përgatitjen e pjatave me pulë ose peshk.

 Mund të aplikohet edhe në lëkurë

Ju gjithashtu mund të bëni një maskë fytyre nga mandarina për një lëkurë më të shëndetshme dhe më rrezatuese. Merrni 4 feta madnarina, hiqni farat dhe përzieni në një blender me një lugë kos dhe një lugë mjaltë. Vendoseni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë për 10 deri në 20 minuta. Këtë mund ta përdorni maskën dy herë në javë nëse keni lëkurë me vaj dhe një herë në javë nëse keni lëkurë të thatë dhe normale.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Besoni apo jo, mandarina mund t’ju ​​përmirësojë gjendjen shpirtërore, pretendon Klinika Mayo. Aroma e mandarinës ndihmon në stresin, depresionin dhe ankthin. Nëse keni një ditë të keqe dhe dëshironi të ndiheni më të relaksuar, provoni mandarinat!

Mandarina më të rënda, më të mira

Kur blini mandarina, zgjidhni ato më të rëndat sepse ato përmbajnë më shumë ujë dhe lëng. Për të shmangur humbjen e lëndëve ushqyese të vlefshme, mbajini mandarinat larg dritës direkte. Sigurohuni t’i konsumoni brenda shtatë ditëve nga blerja. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts