Starton Champions me 1/8: dramë në “Old Traford”

Ka rënë miti Solskjaer me Manchster United, ku pas 12 fitoreve radhazi në Premiere League, gati si në një ëndërr pas asaj teposhteje të frikshme me Mourinhon, ka qenë PSG që e ka “zgjuar” me një mposhtjeje 2-0 në takimin e parë në “Old Traford”. Dhe kjo pa e patur dyshen Cavani – Neymar.

Drama ndodhi në pjesën e dytë, ku në fillim Kimpembe e më pas ylli Mbape, mposhtën De Gean gjigand, pa të cilin Manchester mund të ish turpëruar me keq.

Ndërsa në takimin tjetër, Roma mposhti Porton 2-1 me dy gola të talentit Zaniolo. /tesheshi.com/      

auto pjese dak

Related posts