728 x 90 Leaderboard

Stafi i Presidentit Meta, ja këshilltari i Nishanit që do të vazhdojë detyrën…

Presidenti Ilir Meta nga momenti që ka marrë zyrtarisht postin e Kreut të Shtetit po plotëson stafin e tij në institucionin më të lartë të shtetit shqiptar.

Pas emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës dhe Shefit të Kabinetit, që janë edhe dy bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit, një tjetër emër që është rikonfirmuar në stafin e Metës është ai i Flamur Gashit.

Gashi ishte pjesë e kabinetit të ish-Presidentit Bujar Nishani dhe duket se do të vijojë detyrën edhe me Presidentin Ilir Meta.

Flamur Gashi, që ka mbajtur postin e këshilltarit për Rajonin në Presidencë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur falenderime në drejtim të Presidentit Ilir Meta.

“Faleminderit Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Ilir META, për besimin e dhënë që të jem pjesë e kabinetit të tij… Çdo herë në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar… #Jam Shqiptar “, shkruan Gashi në rrjetet sociale. /tesheshi.com/

Related posts