SQARIMI/ “Rikthimi i vizave” nga Holanda, qeveria shqiptare: pse i pamundur dhe ç’fshihet pas vendimit

Pas një votimi në parlamentin holandez, ku me shumicë votash është miratuar një kërkesë për pezullim të përkohshëm të vizave me Shqipërinë, qeveria shqiptare ka dalë me një reagim ku ka tentuar të sqarojë se ky zhvillim nuk rrezikon vizat.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetem kushtet aktualisht në fuqi.

Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë”, thuhet në një sqarim të dikasterit të drejtuar nga Cakaj.

Sipas Ministrisë së Jashtme, treguesit nuk çojnë drejt pezullimit të vizave.

“Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk eshte plotësuar në rastin e Shqipërisë.

Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%. Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore.

Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata holandezë”, thuhet në deklaratë.

Por si e gjykon Tirana zyrtare këtë zhvillim?

“Klima elektorale në Hollandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s’kemi asnje dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts