Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SQARIMI/ Adhurim-protesta e Prishtinës, BIK s’ha presion: pse s’ndryshojmë qëndrim për xhamitë

Një grup besimtarësh muslimanë, të pakënaqur me vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të mos hapur xhamitë para fillimit të qershorit, organizuan një adhurim-protestë në qendër të Prishtinës, duke kërkuar që BIK dhe Ministria e Shëndetësisë të urdhërojnë hapjen e xhamive, aq më tepër që në fundjavë është dhe Fitër Bajram, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.

Faza e dytë e masave zbutëse të prezantuara pas shpërthimit të koronavirusit u aplikua në Kosovë më 18 maj, shkruan REL, ku një sërë shërbimesh rinisën aktivitet.

Nën këtë atmosferë lirie, Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se mendimi i ekspertëve është se ende nuk ka kushte për hapjen e xhamive, dhe se për shkak të kësaj, ato nuk do të jenë të hapura as për Bajram. Autoritetet thonë se hapja e xhamive në Kosovë mund të pritet në fillim të qershorit.

Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, i tha Radio Evropës së Lirë se rreziku nuk kishte kaluar ende dhe rekomandimet e institucioneve duhet të respektohen.

“Lutja në xhami është një detyrim për t’u ngjeshur krah për krah. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi dashur që t’i lejojmë besimtarët tanë që të kryejnë adhurime në xhami. Ky është qëndrimi ynë që ne nuk do ta ndryshojmë,” theksoi Bajgora.

Thënë kjo, për BIK është e papranueshme falja me distancim social, aplikuar në disa vende, aplikuar dhe nga vetë besimtarët protestues, si një mesazh se ekziston një zgjidhje.

Ndërkohë, edhe Turqia me Saudinë, dy polet e botës islame, kanë vendosur të mos të vijojnë me masa izoluese në Fitër Bajram e më pas, ku përfshihet dhe mos’hapja e xhamive për falje kolektive.

Në Shqipëri, ky privim i diktuar nga situata epidemike, nuk ekziston më dhe falja kolektive në xhami ka ditë që është rikthyer. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com