Sputnik zbulon lëvizjen e Merkelit për Kosovën: ta bëjmë si Palestina dhe Vatikani në OKB

Portali i Kremlinit ka reaguar pas miratimit të Demarkacionit të Kosovës me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fitore për Prishtinën.

Siç bën të ditur Sputnik, Gjermania i ka kërkuar Prishtinës që menjëherë të miratojë Zajednicën, ndërsa Beogradit i kërkon që të pranojë statusin e vëzhguesit të Kosovës në OKB.

Sputnik citon burime diplomatike të saj që theksojnë se Berlini ka bindur Brukselit që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e axhendës Prishtinë-Beograd.

Sipas asaj që shkruan më tej portal i Premlinit, “Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”.

Kjo nuk është hera e parë që është përmendur  një propozim i tillë, por tani Gjermania do ta paraqesë atë zyrtarisht për herë të parë.

Sputnik i referohet ndërkaq disa qarqeve politike në Beograd, sipas të cilave këtë propozim do ta bëjë ministri i ri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, i cili sot viziton Beogradin.

Kjo vizitë bëhet një ditë para takimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Plani që do të ofrojnë gjermanët është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin.

Ish-ambasadori serb në OKB, Pavle Jeveremoviç i tha Sputnik se vendimi për dhënien e këtij statusi nuk varet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përkundrazi duhet të mbështetet nga një shumicë prej dy të tretash në Asamblenë e Përgjithshme.

Jeveremoviç gjithashtu vërejti se një propozim i këtij lloji mund të ishte bërë më parë nga çdo vend, por që nuk ishte vota aq e sigurtë.

“Nuk jam i sigurt se Gjermania do ta paraqesë këtë nismë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse dështimi i saj do të përfaqësonte një goditje të madhe diplomatike në atë vend”, tha ai duke shtuar se “procedura është e tillë që Asambleja e Përgjithshme së pari duhet të miratojë një rezolutë bazuar në iniciativën dhe pastaj të votojë për të”.

Jeveremoviç, një njeri i Moskës në Beograd, i ka bërë thirrje qëverisë serbe se “nuk duhet ta njohë Kosovën edhe nëse ky skenar do të kalojë”.

Në OKB, përveç Palestinës, edhe Vatikani e ka këtë status të vëzhguesit.

Sputnik shkruan se Berlini nuk e fsheh qëllimin e tij për të patur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar deri në fund të vitit, dhe shton se Gjermania e ka harmonizuar këtë nismë me SHBA-në, e cila ka qenë veçanërisht aktive kohët e fundit kur ajo vjen në Kosovë. /tesheshi.com/

 

Related posts