Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

S’pranoi t’i jepte dorën një gruaje: si e humbi një libanez pasaportën gjermane

Sipas një vendim gjykate në Gjermani, kushdo që refuzon të shtrëngojë duart me gratë për arsye fetare nuk mund të natyralizohet në këtë vend. E kjo, bash në kohën kur për shkaqe pandemike, predikohet deri mosdhënia e dorës.

Kështu, gjykata administrative në Baden-Württemberg refuzoi aplikimin e një libanezi për pasaportë gjermane, shkruan Bild, pasi ai refuzoi t’i japë dorën një zyrtareje.

Historia filloi para pandemisë së koronavirusit. Libanezi, në të 40-at e tij, jetonte legalisht në Gjermani që nga viti 2002, ku ai studioi mjekësi dhe tani është një mjek profesionist në një spital vendas. Sjellja e tij gjatë dorëzimit të certifikatës së natyralizimit në vitin 2015 shkaktoi një mosmarrëveshje.

Libanezi nënshkroi më parë një deklaratë mbi respektimin e Kushtetutës gjerane dhe kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit. Ai gjithashtu shënoi numrin maksimal të pikëve në provën e natyralizimit. Por më pas ai nuk pranoi të shtrëngonte duart me një nëpunëse civile gjatë dorëzimit të planifikuar të pasaportës.

Zyra e rrethit më pas refuzoi natyralizimin. Libanezi apeloi në Gjykatën Administrative në Stuttgart. Por s’fitoi. Më pas shkoi në Gjykatën Administrative në Baden-Württemberg, e cila vendosi:

“Nëse aplikanti për natyralizim refuzon të shtrëngojë duart ‘për arsye specifike gjinore që nuk mund të harmonizohen me nenet e Ligjit Themelor’, ai nuk mund t’i përshtatet kushteve të jetesës në Gjermani. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse refuzimi për të shtrënguar duart midis gjinive – si në këtë rast – vjen nga qasja salafiste e raportit midis burrave dhe grave”, lexohet në shpjegimin e verdiktit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts