S’përballonte dot tri dasma, ky burrë nga Uganda u martua me tre gra në të njëjtën ditë (video)

Muhamed Ssemanda 50-vjeçar nga Uganda, u martua me tre gra në të njëjtën ditë, sepse nuk mund të përballonte tre ceremoni të ndryshme. Ai shkaktoi një tronditje në bashkësinë lokale kur u shfaq me tre nuse të reja.

Ai u tha mediave se të tre gratë e dinë se ai nuk ishte mirë financiarisht, por ato ranë dakord të martoheshin nga dashuria për të. Ai gjithashtu thotë se ato nuk janë xheloze ndaj njëra-tjetrës. Mohammedi thotë se do të punojë shumë për të mbështetur familjen.

“Ato nuk janë xheloze dhe janë të lumtura që kanë fituar nga një vendbanim të tyre”, thotë Mohammed Ssemanda.

Salmat Naluwugge 48 vjeçe, Jameo Nakayiza 27 vjeçe dhe Mastulah Namwanje 24 vjeçe, ishin shumë të lumtura në ceremoni dhe duket se kanë marrë vëmendjen e mediave. Naluwagge dhe Mohammed janë martuar tashmë prej 20 vjetësh, kështu që ishte vetëm një ripërtëritje e zotimit. Çifti ka pesë fëmijë. Dy vajzat e tjera janë infermiere dhe kanë fëmijët e tyre.

“Unë jam mirënjohëse ndaj bashkëshortit tonë i cili u martua me të trija ne në të njëjtën kohë, që është një shenjë se ai nuk do të diskriminojë asnjërën prej nesh”, thotë Salmat Naluwugge.

Poligamia është e pranishme dhe përgjithësisht është e pranueshme në vendet muslimane, në mënyrë që vejushat dhe jetimët të mos mbeten pa mbështetje, shkruan Odditycentral. /tesheshi.com/

 

 

Related posts