SPEKULLIMET/ Media kroate: ja boshnjaku, malazezi e italiani, kandidatë për të pasuar Panuccin

Mediat kroate kanë shkruar se një prej emrave kandidatë për të të zënë vendin e Christian Panuccit në drejtimin e pankinës së Kombëtares shqiptare, është boshnjaku Safet Susiç, i njohur si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave në Bosnje, ish-trajner i ekipit kombëtar kroat në Botërorin e 2014-ës në Brazil.

Pas aventurës së pasuksesshme me Akhisarspor në Turqi, ai është aktualisht pa një angazhim dhe tani mund të ulet në stolin e Shqipërisë – shkruan Index.hr.

Po sipas kësaj faqeje, kandidatë të tjerë për të zëvëndësuar Panuçin e shkarkuar janë dhe italiani Roberto Donadoni dhe malazezi Miodrag Raduloviç malazez.

Ç’prej tre ditësh, që kur Panucci u largua nga pankina shqiptare, kjo është e para herë që përfliten dy ballkanas si emra të mundshëm për të zëvëndësuar italianin.

Më parë, Kombëtarja shqiptare ka patur dy kroatë në stol në drejtim Oto Bariçin dhe Josip Kuzhe.

Gjithashtu, edhe emri i Donadonit del për herë të parë në skenë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts