Auto Dak
Auto Dak

Specialja, Ali Ahmeti ngushëllon Kadri Veselin: paska qenë e shkruar, por jo nga Zoti!

Kreu i partisë BDI në Maqedoni Veriore, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar me fjalë kreun e PDK-së së Kosovës, Kadri Veselin pas ftesës që ky i fundit e mori për t’u paraqitur në Gjykatë Speciale.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti u drejtua me këto fjalë:

“I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkë ndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perëndia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perëndia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts