728 x 90 Leaderboard

Speciale / ‘Besa’, kjo “Syrizë” (aspak komuniste), ose “Vetëvendosje” e Maqedonisë!

E krahasojnë më Syryzën greke, ndoshta nga fakti se bartësit e saj janë djem dhe vajza pa bagazh politik, por sidoqoftë, lëvizja Besa, nuk është aspak komuniste, ndërsa për nga analogjia në veprim apo koncept, ata më shumë preferojnë të krahasohen me  Vetëvendosjen sesa me Syrizën. Kjo, për shkak të ambientit shqiptar.

Analogjinë e vetme që shohin ata me Syrizën, është suksesi i kësaj të fundit në zgjedhjet e para në të cilat ka garuar, të cilën thonë se do ta arijnë edhe ata; por pavarsisht kësaj, lëvizja Besa synon të bëjë politikë shqiptare autoktone, që lind nga nevojat vendore shqiptare, autentike, me koncept që buron nga nevojat burimore shqiptare, dhe autonome, që nuk formohet si rezultat i ndonjë fraksionizmi të brendshëm ose imponimi të jashtëm.

Besa po lind në një vend me ekonomi të brishtë, ku politika është në prag të falimentimit, por jo vetëm kjo, po lind në një vend ku arsimi, kultura, gjyqësori janë buzë falimentimit, njëjtë sikur siguria, jeta sociale etj., ndërsa synojnë projektim të ri në të cilin shoqëria do të jetë simetrike me shtetin.

 

Çfarë e dallon nga dy partitë e tjera shqiptare

Në aspekt të idesë, lëvizja Besa është subjekt i cili në skenën politike ofron ide autentike dhe konkrete si ta bëjë riformatimin e shtetit dhe vendosjen e tij në binarë të zhvillimit. Për vete thonë se dallohen  për nga kuadri dhe për nga qasja që e kanë ndaj politikës – politika për ata është mjet që t’i shërbejnë shoqërisë e jo qëllim që atë ta kapitalizojmë për favore personale ose klanore.

Ndërkaq në aspekt të organizimit, Besa synon të ndërtojë struktura në secilin vendbanim shqiptar në Maqedoni, por duke i respektuar kriteret e arsimit të mirëfilltë e të dëshmuar, por edhe të vlerave patriotike, kombëtare, familjare e njerëzore, ndërsa premtojnë se të përgjedhurit e saj të jenë profesionistë të mirë në fushën e tyre.

Këro parime, e bëjnë Besën të mos ngutet të bëjë vetëm numër, sepse për ata më e rëndësishme është cilësia sesa sasia.

Besa dallon se është lëvizje, që e ka brenda vetes partinë, por nuk është vetëm parti që është formuar vetëm për shkak të zgjedhjeve, megjithëse thonë se do të marrim pjesë në zgjedhje. Për Besën,  zgjedhjet janë vetëm stacion, e jo caku i fundit. Lëvizja BESA synon edukimin politik të shqiptarëve, mobilizimin për kauzën kombëtare në Maqedoni, organizimin e shkollave politike, të debateve e kështu me radhë, të edukojë politikanët e ardhshëm se pavarsisht perceptimit të jashtëm për politikën, ajo është e zhveshur nga çfardo vlere jomorale që i mvishet.

Një element tjetër që e dallon është edhe rinia. Preferojnë të thonë se mbështeten në forcën intelektuale më të papërlyer dhe më entuziaste të shoqërisë, natyrisht pa i përjashtuar të tjetër, por duke konsideruar se rinia është ajo që ka mundësi të projektojë ndryshime siç i kërkon BESA. Dhe, kjo për arsye se rinia nuk është gjithnjë kalkuluese për dobinë e saj të ngushtë, por ka aty edhe sinqeritet dhe vetëmohim që të bëhet diçka në të mirë të të gjithëve.

Lëvizja BESA për dallim nga partitë tjera shqiptare në Maqedoni, do të iniciojë edhe aksione shoqërore që do ta sensibilizojnë qytetarin që të drejtën e tij ta kërkojë me çdo kusht. Ato mund të jenë marshe, mund të jenë shpërndarje të fletëpalosjeve, mund të jenë satirizime, mund të jenë protesta, mund të jenë aksione të tjera kulturore a sportive, gjithë kjo në funksion të krijimit të qytetarëve aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri. Deri tash këtë askush nuk e ka iniciuar në Maqedoni.

 

Pse ata kane zgjedhur mos kenq njq lider, por një lidership?

Partitë politike shqiptare në Maqedoni, pa përjashtim, kanë funksionuar dhe vazhdojnë të udhehiqen nga kulti i personalitetit të liderit, ndërsa lëvizja BESA ka përqafuar koncept dhe ide me të cilat projekti i tyre të mos mbështetet ekskluzivisht te lideri, por kjo të jetë e fokusuar në lidershipin e tij. Për Besën nuk është i rëndësishëm vetëm individi lider, sa është më i rëndësishëm ekipi i lidershipit, duke hyrë kështu në aventurën e cila synon të thyej këtë  skemë, por me shprese se edhe opinioni do të bindet shpejt se sukseset nuk vijnë përmes një njeriu të suksesshëm, por përmes një ekipi të suksesshëm.

Pra, BESA mund të ketë një kryetar, por praktikisht ai do të jetë njëra nga shtyllat e lidershipit. Është kjo një risi që duan ta imponojnë, për ta rrënuar kultin e individit, e për ta fuqizuar elementin e projektit, të programit, të vizionit, por sa do të arijnë që në rrethana Ballkanike të realizojnë këtë, mbetet të shihet, por fundja, siq thonë vet ata, janë formuar të qëndrojnë gjatë në skenën politike.

 

 Si po i pret populli misionarët e Lëvizjes?

Me Besën, thyhet skena politike e bipolarizuar, me dy ekstreme te skajshme të cilat qytetarit neutral, i cili nuk ka petkun e militantit partiak, nuk i ofron alternativë, por vetëm mundësi të votojë për dikë që e ka zhgënjyer më herët.  Ka kohë që në Maqedoni zhvillohet debat për nevojën ose jo të një subjekti të tretë shqiptar përçka kundërshtarët përdorin argumentin se skena politike në Maqedoni nuk mund të akomodojë tre subjekte pa dëmtuar interesin kombëtarë, por kur sheh mikpritjen e ngrohtë të njerëzve familjarë, seriozë, profesionistë e intelektualë në vendbanimet të cilat i viziton Besa, nxjerë vetëm një përfundim, se njerëzit janë ndërgjegjësuar se një ofertë e tillë i ka munguar skenës dhe se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës kjo qasje e politikbërjes shpiptare në Maqedoni.

“Nëse punët vazhdojnë kështu, kemi shumë shpresë se së shpejti “misionarët e Lëvizjes” do të mund t’i shihni në detyra ekzekutive duke e realizuar agjendën e BESËS” shprehen me entuziazëm. /tesheshi.com/

Related posts