Spanjë: policia gjen 200 bombula me gaz, do përdoreshin nga celula në disa atentate

Policia spanjolle ka gjetur rreth 200 bombula me gaz në një banesë në Alcanar, që dyshohej se do të përdoreshin nga celula që u asgjesua tre ditë më parë. Policia ka ngritur dyshimet se bombulat mund të përdoreshin në disa atentate.

“Ne kemi filluar të shohim qartë se ky është vendi ku po përgatiteshin eksplozivët për kryerjen e një apo disa atentateve në qytetin e Barcelonës”, deklaroi kreu i policisë së Katalonjës, Josep Lluis Trapero.

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën pas një sulmi me kamionçinë në një shëtitore në qendër të  Barcelonës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts