728 x 90 Leaderboard

Spanja do ndërtojë pesë anije luftarake për Arabinë Saudite

Industria ushtarake e Arabisë Saudite – SAMI ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje për një projekt të përbashkët për të ndërtuar pesë anije ushtarake me kompaninë kombëtare spanjolle të ndërtimit të anijeve – Navantia.

Më konkretisht, kjo kompani do të ndërtojë pesë anije luftarake të serisë Avante 2200 për Marinën Mbretërore Saudite, ku gjithnçka pritet të jetë gati deri në vitin 2022.

Marrëveshja është në vlerën e dy miliardë eurove.

SAMI tha se kontrata do të siguronte 6,000 vende pune të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në pesë vjet.

Marrëveshja është rezultat i vizitës në Spanjë në prill, të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman. /tesheshi.com/

 

Related posts