Auto Dak
Auto Dak

Soreca citon Churchillin për të shpjeguar ku ndodhet Shqipëria në raport me BE-në

Duke folur për Euronews, Luigi Soreca iu referua Winston Churchill kur u pyet se në cilën fazë të anëtarësimit ishte Shqipëria. “Shqipëria ndodhet në ‘fundin e fillimit, e jo fillimin e fundit’ të pranimit të saj në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Rreth 91% e popullsisë së vendit janë në favor për t’u bashkuar, por kohët e fundit francezët dhe holandezët duket se po bllokojnë bisedimet e pranimit.

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur i zhgënjyer për situatën, duke i thënë Euronews se “duhet të përballemi me atë se vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë ne, por varet nga politikat që po mbizotërojnë në vendet e ndryshme anëtare”.

Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur probleme të sundimit të ligjit që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Soreca tha se është bërë shumë përparim, por ka fusha ku administrata shqiptare duhet të vazhdojë punën, siç janë “lufta kundër korrupsionit”, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts