Auto Dak
Auto Dak

Sony konfirmon PlayStation 5, por nuk garon me Xbox-n e Microsoft-it

Sony ka konfirmuar që pajisja e saj e gjeneratës së re do të quhet PlayStation 5 dhe do të dalë në fillim të 2020.

Kompania njoftoi se kanë mbetur vetëm edhe disa ndryshime që do t’i bëjë kontrollorit në PS5. PlayStation5  premton se do të ofrojë një “gamë më të gjerë lojërash e reagimesh”.

Momentalisht, ka një rivalitet mes PS-së së Sony-t dhe Xbox-it të Microsoft, ku ky i fundit ka krijuar revolucion në mënyrën e argëtimit dhe qasjes në shumë pajisje përmes kësaj platforme.

Ndërkohë Sony nuk ka bërë me dije se do ta ndiqte modelin e Microsoft, por burimet brenda kompanisë pretendojnë se modeli i ri do të jetë shumë i ngjashëm me PS4. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts