Auto Dak
Auto Dak

SONDAZHI/ “Kush është burrë nuk frikësohet”…Ja më trimat e më frikacakët për luftë, mes popujve e feve

A do të luftoni dhe rrezikoni vdekjen për vendin tuaj nëse do shpërthente një luftë?

Kjo është një pyetje e ngritur nga një sondazh i kryer nga “Research Agency Gallup”, së bashku me “Worldwide Independent Network”, në 64 vende të botës.

Në një mesatare globale, 61% e të anketuarve thanë se do të ishin gati të luftonin për vendin e tyre, ndërsa 27% thanë se nuk do të ishin gati për të luftuar.

Pritshmërisht, një përqindje shumë më e lartë e meshkujve sesa femrash, globalisht u përgjigjën se ishin të gatshëm të luftonin (67%), por është interesante që dhe shumica e grave janë përgjigjur pozitivisht (52%).

Në këtë sondazh të madh, u pyetën 62,398 njerëz në mbarë botën, me një mostër prej rreth 1,000 njerëzish për çdo vend..

Midis vendeve evropiane, Finlanda është dominante – me 74% të njerëzve që dëshirojnë të luftojnë – vendi që gjithashtu u përfshi në luftë në fillim të asaj të Dytë Botërore, kur u pushtua nga Bashkimi Sovjetik.

Sa i përket Ballkanit, “më trima” janë treguar në Kosovë (58%), pastaj në Bosnjë (55%), në Serbi (46%) dhe Maqedoni (38%).

Ndërkohë, ekziston një ndryshim i konsiderueshëm midis feve.

Muslimanët janë shfaqur më të gatshëm për të luftuar – 78% e tyre. Pas tyre kanë ardhur Hinduistët (77%), pastaj Budistët (66%), dhe pas tyre, interesante është se vijnë ateistët dhe agnostikët (57%).

Ndër të krishterët, të krishterët ortodoksë janë më të gatshëm me (53%), por katolikët janë prapa tyre me (52%), pastaj vijnë protestantët (48%) dhe në fund hebrenjve ku vetëm gjysma janë gati të luftojnë, 51% e tyre.

Shqipëria, vend që në vargjet e himnit thuhet se “kush është burrë nuk frikësohet, por vdes por vdes si një dëshmor”, nuk është përfshirë në sondazh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts