Auto Dak
Auto Dak

SOLIDARITETI/ Rama, ftesë Bashës për bashkëpunim: koha me u ftillu!

Kryeministri Rama i ka bërë një thirrje publike kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e ftuar për t’u ulur së bashku në këto orë të vështira për Shqipërinë, si pasojë e dëmëve të shkaktuara nga tërmeti, kësaj here dhe me viktima.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka dhe mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.

Unë jam gati!” shkruan Rama, i cili më tej huazon vargje gege pa theksuar autorësinë, si një miklim emotiv për rivalin e drejtpërdrejtë politik.

“Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu”, shkruan Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu demokrat u dërgoi një qarkore vartësve të tij në parti që të kontribuonin për njerëzit e mos përfitonin politikisht nga situata. /tesheshi.com/     

 

auto pjese dak

Related posts