Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sokol Arifi: bahçevani pa asnjë klasë shkollë, autori i tre librave me vargje epike

Nga Gjon Neçaj

Sigurisht që ai përbën një kuriozitet në shkallë botërore. Pa asnjë klasë shkollë, plotësisht analfabet, poet i tre librave me vargje dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1966. A mos është kjo një legjendë?

Jo, është një realitet, bile shumë domethënës. Ai  është një artist, një poet, rapsod popullor, me emrin Sokol Arifi. I pari anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve nga Kosova e vogël, siç e quante Dervish Shaqja Malësinë e Gjakovës,Tropojën.

u2_Sokol Arifi1Bahçevani i kujdesshëm i qytetit Bajram Curr,  analfabeti pa asnjë klasë shkollë, poeti Sokol Arifi, ka botuar tri libra: “Lum për ty, moj Tokë amtare” (1969), “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen” (1974), “Rapsodi shqiptare” (1986).

Sokol Arifi ka marrë pjesë përkrah aktorëve me emër për realizimin e filmave shqiptarë, “Nusja” dhe “Rrugë të bardha”.

Ai u lind më 18.01.1925 në fshatin Markaj të Tropojë (Malësia e Gjakovës). Aty hodhi shtat fëmijëria, aty u rrit dhe u burrërua dhe aty mbylli sytë në mesmarsin e vitit 2005.Ky njeri me tipare të rralla, siç shpjegojnë të afërmit e tij, kur i vinte muza e frymëzimit dilte në oborr , e mendueshëm dhe i vetmuar endej rrugicave të lagjes, shtegut mes kullave, derisa vargjet i nguliteshin në mendje.

Sokoli ka lënë dhe në dorëshkrim me qindra vargje rapsodike.

Motivet e larmishme, përshkrimet, trajtimi i ndjenjave të dashurisë, besnikërisë ndaj popullit e atdheut, Kosovës , pasurimi dhe përsosmëria e vargut, figurat e heronjve popullorë, të gjitha këto e të tjera, janë temat e skalitura në vargjet e Sokol Arifit.

Në një bisedë të  bërë me Sokolin në vitin 2000,në moshën e pleqërisë, në një kafene të qytetit Bajram Curri, teksa e pyetapër krijimtarinë e tij, ai aty për aty u përgjigj :

“Baba em jo kot më pat pagëzue me emnin Sokol, more bir. Unë kangët i kam shkrue në kompjuterin e mendjes, e filloi të recitojë vargjet e çastit: Shyqyr si jena n’demokraci / Zemra tash thotë atë ç’ka ndi…”

Sokoli Arifi është shpallur Qytetar Nderi nga bashkia Bajram Curr në 90-vjetorin e lindjes. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts