Smogu aushvician i Shkupit, ankesa edhe për mungesë të shpirtit të protestës

Fëmijë e të moshuar me maska dhe parulla në duar, disa me biçikleta e disa me qen, para godinës qeveritare protestuan kundër ndotjes sw tejskajshme të ajrit.

Ajo që mund të vërehej ishte se shumë shkruhet dhe alarmohet për ajrin e ndotur, por që kur bëhet fjala për të protestuar e për të ngritur zërin, dolën vetëm 50 qytetarë.

Organizatori i protestës, Rasho Radulov tha se qytetarët për çdo ditë ballafaqohen me probleme të cilët u shkaktojnë sëmundje me frymëmarrjen dhe kancer në mushkëri.

“Prindi im, babai, ka astmë dhe çdo ditë ballafaqohet me problemet të cilët në mënyrë direkte ai i ka në këtë periudhë. E di se sa e ka vështirë ai por edhe për të gjithë neve”, tha Rasho Radullov, organizator i protestës.

Protestuesit thanë se kjo është e tmerrshme se çfarë po ndodh me ajrin që thithin çdo ditë.

“Patjetër që dikush është ndotës. Unë nuk jam këtu për shkak meje por për fëmijët dhe nipat e mi. Jetoj në Aerodrom dhe ngulfatem. Kjo është sikur Hitleri që e ka bërë në Aushvic. Shkupi i ngjan Aushvicit. Kjo është e tmerrshme”, u shpreh Ilija Ivanovski, inxhinier i Agrokulturës.

Ata gjithashtu kërkuan që qeveria të kryejë kontroll më të madh ndaj kapaciteteve industriale, urgjentisht të vendoset instalimi i nevojshëm në furën për djegien e mbeturinës mjekësore në Drislla si dhe numër më të madh të inspektorëve që do të kontrollojnë se kush ndot më shumë. Ndryshe, Prokuroria Publike ka hapur lëndë për furrën toksike në deponinë Drislla. Kjo prokurori kontrollon nëse janë respektuar dispozitat kur në fura është djegur mbeturinë mjekësore. Kryetari Shilegov shprehet se fura e vjetër e Drisllës do të bëhet me filtër uji deri në fund të shkurtit, ndërsa kah mesi i vitit, do të vendoset furë e re. Analiza e Bankës Botërore dhe studimet epidemiologjike kanë treguar se në vend gjatë vitit vdesin 1300 persona si pasojë e ndotjes së ajrit, ndërsa për shkak të ndotjes gjithashtu është rritur numri i kancerit në mushkëri, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të tru.

Miradie Hasani – /tesheshi.com/

Related posts