Skiatori i Kosovës debuton në Lojërat Olimpike Dimërore, ja pse e përfundon garën “me sukses”

Skiatori kosovarë Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Ai edhe pse larg marrjes së ndonjë medaljeje arriti t’i përfundojë me sukses disiplinat ku garoi, çka nuk e bën të gjithë garuesit.

Në garën e parë në lëshim, që është pjesë e kombinimit alpin, përfundoi në vendin e 55-të nga 65 garues me kohë 1:23:84 sekonda. Në kombinim me garën e sllallomit, në rezultat të kombinuar Tahiri doli në pozitën e 37-të.

Ai e mbylli garën në disiplinën e kombinuar për 2:23.40. Garën e sllallom nuk e përfunduan 17 garues. /tesheshi.com/

Related posts