Skënderbeu, pullë poste në Maqedoni…në dy gjuhë

550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut është përkujtuar në Kuvendin maqedonas me promovimin e një pulle postare me portretin e tij, ku bie në sy dygjuhësia si element.

Pulla me Skënderbeun është publikuar edhe në ëeb-faqen e Postave të Maqedonisë ku thuhet se është lëshuar me vlerë nominale prej 18 denarësh ose 20 cent dhe në tirazh prej 6000 ekzemplarësh, ndërsa zgjidhja figurative është e Larisa Zhivkovska Donev.

Kujtojmë se në Maqedoni ka pullë postare edhe me figurën e Faik Konicës, nga e njëjta autore, Larisa Zhivkovska Donev, i nderuar me rastin e 75-vjetorit të vdekjes. Edhe pulla me Konicën ishte në dy gjuhë, në maqedonisht e shqip. /tesheshi.com/

 

 

Related posts