728 x 90 Leaderboard

Skënderbeu i pamposhtur në Zagreb, 1-1 me Dinamon

Skënderbeu i Korçës vijon të mbetet në lojë për të arritur objektivin e grupeve në Europa League.

Skuadra shqiptare ka surprizuar sërish në Zagreb, prej nga ka dalë e pamundur, në përballjen me Dinamon favorite.

Madje korçarët mund të largoheshin edhe me fitoren 0-1 nga stadiumi i Zagrebit, nëse arbitri nuk do ta egzagjeronte duke shtuar 5 minuta pas kohës së rregullt, e nëse Vangjeli do ta largonte topin, pa kaluar vijën fatale.

Megjithatë Skënderbeu zhvilloi një pjesë të parë model, duke u mbrojtur me kujdes, e duke kundërsulmuar rrezikshëm. Në një prej këtyre aksioneve, Gavazaj pason për Latifin, i cili përballë portierit kundërshtar, gjuan dy herë dhe shënon.

Kroatët nuk patën shumë mundësi shënimi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Edhe në të dytën, Dinamo sulmoi, por vetëm në një rast ishte e rrezikshme, por portieri Shehi priti me refleks një devijim në zonë.

Vetëm në minutën e 94-t të ndeshjes, sulmuesi Henrikes, devijoi me kokë një kros në zonë, e pavarësisht prekjes së Shehit, topi e kaloi vijën fatale, para se mbrojtësi Vangjeli ta largonte.

Me rezultatin 1-1 u mbyll e gjithë ndeshja, me korcarët që nuk tremben më nga askush,  e që nuk e fshehin ambicjen për ta kaluar edhe këtë tur kualifikues. /tesheshi.com/

Related posts