Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Skenari i fundit i BE-së për Greqinë: Dalje në mënyrë graduale nga zona euro

Athina nuk ka asnjë plan për t’ju ofruar kreditorëve në ditën e negociatave kur mund të vendoset dalja e Greqisë nga eurozona. Kryeministri grek Aexis Tsipras është paraqitur në bruksel me duar bosh dhe sië bën të ditur e përditshmja italiane “La Repubblica”, ai do të kërkojë menjëherë t’I jepen 7 miliardë euro. Këto para ai i këkron urgjent brenda 48 orëve, ndërkohë Komisioni Europian nuk ia fal ish-ministrit të Financave deklaratën ku i cilësoi kreditorët si “terroristë”.

Ndërkaq një drejtues i Bankës Qendrore Europiane, përkatësisht Guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, ka deklaruar hapur se Greqia do të dalë nga eurozona dhe këto ditë Athina duhet të përkatisë një monedhë alternative, e cila në mënyrë graduale do të shkëputet nga sistemi aktual.

Ndërkaq, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, vazhdon të përkujdeset për Greqinë. Ai ka marrë në telefon presidentin francez, François Hollande, duke i kërkuar që të ndihmojë Greqinë.

Gjatë një bisede telefonike me drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së, Christine Lagarde, Putin diskutoi për bashkëpunimin e Rusisë me FMN-në në kuadër të rezultateve të referendumit të 5 korrikut në Greqi”, njoftoi Kremlini në një komunikatë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, theksoi më pas se kjo bisedë nuk kishte lidhje me një ndihmë ruse për Greqinë, duke shtuar se ajo kishte të bënte me një iniciativë të Presidentit rus, Putin, sipas propozimeve të raportuara nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Lideri rus zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me Presidentin francez, François Hollande, me të cilin ai diskutoi për situatën në eurozonë pas referendumit grek.

Putin i shprehu dje Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, mbështetjen e tij për popullin grek përballë vështirësive, që duhet të kapërcejë, duke shpresuar që Greqia të gjejë një kompromis me kreditorët evropianë pas referendumit, që shënoi fitoren e “jo”-së përballë kërkesave të FMN-së, BE-së dhe BQE-së. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts