Auto Dak
Auto Dak

Skandali në FIFA: Coca Cola dhe McDonald’s kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Blaterit

Pas skandalit të korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n dhe hetimet zyrtare nga autoritetet zvicerane, kompania e pijeve Coca Cola e cila është edhe sponsori kryesor në shtëpinë e madhe të futbollit, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të saj Josep Blater.

“Çdo ditë që kalon, imazhi dhe reputacioni i FIFA-s, mbetet i njollosur. FIFA ka nevojë urgjente për një reformë gjithëpërfshirëse, dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet një qasjeje  vërtetë të pavarur”, thuhet në një shkresë drejtuar mediave nga kompania e njohur Coca Cola.

Gjithashtu, McDonalds një tjetër sponsor kryesor i organizatës, iu bashkua kësaj thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Blaterit.

“Ngjarjet e fundit në FIFA, kanë bërë që reputacioni i organizatës të shkojë në rënie e sipër, çdo ditë e më shumë. Gjithashtu besimi në krerët e saj është shumë i vogël, prandaj medojmë se duhet të ketë ndryshime të menjëhershme brenda organit të FIFA-s”.

Këto kërkesa duket janë nxitur edhe nga kokëfortësia e shefit të trupës botërore të futbollit. Avokati i presidentit të FIFA-s, Josep Blater bëri të ditur se zviceriani nuk e ka ndërmend të ofrojë dorëheqjen, pavarësisht presionit të dy sponsorëve kryesorë të këtij institucioni. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts