728 x 90 Leaderboard

Skandal mes diplomatëve serbë në Paris: rrihen keqas dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme

Një incident i rëndë ka ndodhur në një seli diplomatike të Serbisë në Paris.

Personeli i Ministrisë së Jashtme të Beogradit në Francë është përfshirë në një incident të rëndë fizik, çka ka shkaktuar një turbullirë të rëndë në Beograd, gjë ka alarmuar ministrin e Jashtëm, Ivica Daçic.

Siç bën të ditur B92, Rajko Ristiç, ambasadori serb në Beograd është rrahur keqas nga drejtori i ish-qendrës kulturore serbe në Francë, Radoslav Pavloviç.

Ministrja e Jashtme serbe, për arsye fondesh e kishte mbyllur qendrën kulturore, por Pavloviç ka akuzuar ambasadorin Ristiç se gjithçka është orkestruar nga njeriu i Vuçiçit në Francë.

Pavloviç ka qenë këshilltar i Tomislav Nikoliçit, kur ky i fundit ishte President i Serbisë, dhe për ta hequr qafe e kishin dërguar për të drejtuar qendrën kulturore në Paris, e cila ka shërbyer për vite e vite si qelizë e propagandës dhe spiunazhit serb. 

Por qeveria serbe ka vendosur të mbyllë qendrën, duke e parë atë si një shpenzim të panevojshëm, kur punën diplomatike mund ta kryejë ambasada.

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, e ka cilësuar incidentin si një “fatkeqësi të madhe për diplomacinë serbe, që ka rrënuar imazhin që aq shumë po mundohemi ta rimëkëmbim”.

Siç bën të ditur B92, Daçiç ka thirrur urgjentisht në Beograd Ristiçin dhe Pavloviçin, ndërkohë që ka ngritur një grup hetimor nnë krye Ivica Tonçev, një zyrtar të lartë për të zbardhur shpejt e shpejt ngjarjen dhe që të dërgojë një raport të plotë në Beograd.

Në Paris është dërguar edhe kreu i çështjeve të sigurisë në MPJ-në serbe, Veljko Odaloviç, o cili do të hetojë në mënyrë të pavarur për të parë nëse ka pasur involvime të jashtme që mund të kenë kurdisur sherrin.

Megjithatë mediat serbe bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një sherr banal njerëzish të inatosur… /tesheshi.com/

 

Related posts