S’ka qetësi për Kabulin, i sulmohet universiteti në kohë provimesh

Një bombë e fuqishme shpërtheu jashtë portës së Universitetit të Kabulit në kryeqytetin afgan, duke vrarë të paktën gjashtë vetë dhe duke plagosur 27 të tjerë.

Askush nuk e morri përgjegjësinë për sulmin, ndonëse dihet se talebanët dhe militantët e DAESH shpesh bëjnë sulme të tilla në qytet. Sulmet e tilla zakonisht kanë si shënjestër forcat afgane, zyrtarët e qeverisë dhe pakicën shiite.

Sipas deklaratave të policisë, shpërthimi i sotëm shkaktua nga një kamikaz.

Megjithëse e premtja është fillimi i fundjavës në Afganistan, një profesor tha se shpërthimi ndodhi në momentin kur disa avokatë po merrnin provimet për t’u bërë gjyqtarë.

Kompleksi i universitetit strehon qindra studentë që qëndrojnë gjatë verës dhe ndjekin mësimet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts