728 x 90 Leaderboard

S’ka më kuriozitete, sipas shkencëtarëve ky është planeti më i nxehtë në univers

Shkencëtarët kanë zbuluar planetin më të nxehtë ndonjëherë në planet. Ai është KELT-9b i cili është 650 vite dritë larg nga Toka dhe është dy herë më i madh se Jupiteri.

Astronomët e vëzhguan atë me anë të dy teleskopëve robotikë nga Arizona dhe Sutherland.

Teleskopët u përqendruan tek ylli KELT-9 temperaturat e të cilit gjatë ditës arrijnë deri në 43000C.

Nxehtësia që ai mbart është aq intensive sa ai fryhet duke bërë tri herë më i madh se planeti i Jupiterit por me dendësi sa gjysma e tij.

“KELT-9b është një nga exoplanetët më të çuditshëm që kam parë ndonjëherë,”-ka thënë Scott Gaudi, një profesor i astronomisë në Ohio State University.

Studimi është publikuar të hënën në revistën Nature nga Gaudi dhe bashkautorët e tij./tesheshi.com/

Related posts