Sjell në jetë tre bebe, nëna “shpërblehet” nga qeveria

Një nënë që solli në jetë tre foshnja, ka marrë nga kryemistri Rama çekun e premtuar për trinjakë prej 1 milion e 200 mijë lekësh.

 “Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, ‘si është bonusi kur janë tre?’ Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”, tha Rama, duke ia dorëzuar nënës shumën e përftuar, vënë nga qeveria si stimul monetar për rritjen e lindshmërisë.

Nga të dhënat, janë 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes nga 1 janari i këtij viti.  Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts