Simboli i pavarësisë së Kosovës vishet me gratë e suksesshme të vendit

Pamja e objektit ikonik të pavarësisë së Kosovës, NewBorn, ka marrë një pamje tjetër sot.

Nga tani e deri më 14 qershor, ata që kalojnë pranë obeliskut të pavarësisë mund të njoftohen me 99 gra të suksesshme të Kosovës, meqë objekti është veshur me fotografitë e tyre.

Personalitete të ndryshme – gra nga politika, arti dhe sporti, njëkohësisht emra të njohur në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, janë ekspozuar me fotografi në objektin pranë Pallatit të Rinisë.

Emrat e disa nga personalitetet janë ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kampionja e shumëfishtë në xhudo, Majlinda Kelmendi, alpinistja Uta Ibrahimi, regjisorja Lindita Zeqiri, e mbijetuara e perdhunimeve nga forcat ushtarake serbe, Vasfije Krasniqi Goodman, si dhe shumë  gra të tjera që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në vend.

Autore e këtij projekti është një Lauren Peace, studente amerikane në njërin nga universitetet private në vend. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts