Auto Dak
Auto Dak

Si u kapën mbrëmë kryebosët shqiptarë të drogës në Europë, dhe paralajmërimi një muaj më parë nga tesheshi.com

Mbrëmë është kryer në Europë superoperacioni që tesheshi.com e kishte paralajmëruar që më 7 shtator, më shumë se një muaj më parë.

Janë arrestuar disa nga baronët shqiptarë të krimit, prej të cilëve disa nga më të rrezikshmit, që trurin e organizatave të tyre e kanë në Tiranë, ku kanë investuar milionat.

 Kronika e mbrëmshme

 Një operacion ndërkombëtar kundër trafiqeve është kryer së fundmi në mbarë Europën, ku pjesëmarrëse ka qenë edhe policia shqiptare. Operacioni i koduar “Ciconia Alba” është organizuar nga Europol, dhe fokusi kryesor ka qenë në Gjermani, ku agjentë shqiptarë janë dërguar në terren përkrah kolegëve gjermanë.

Aksioni ka zgjatur një javë, dhe kanë marrë pjesë 52 shtete dhe 5 agjenci ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Në përfundim të tij janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë, 181.550 euro, ndërsa janë shpëtuar nga rrjetet e trafikut 529 persona. Numri i të arrestuarve ndërkohë është 314.

Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale me bazë në selinë e Europolit, në Hagë. Nga ana e saj, Policia e Shtetit, përveçse me agjentë në terren, ka kontribuar edhe duke shkëmbyer informacione me policitë partnere.

Informacionet e mbledhura gjatë operacionit antitrafik kanë çuar në nisjen e 449 hetimeve të reja.

Pjesë nga shkrimi i tesheshi.com më 7 shtator

Një burim diplomatik i tha tesheshi.com se tashmë ka nisur një maksioperacion për kapjen e bosëve shqiptarë të drogës kudo ku janë dhe sekuestrimin e të gjitha aseteve të investuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Arrestimi në Mal të Zi i Liridon Kelmendit, djalit të Naser Kelmendit, alias bosit ballkanik të heroinës, është vetëm nisja e një zinxhiri prangosjesh që do të vijojnë në Milano, Torino, Amsterdam, Barcelonë, Antverp, Hamburg, Pragë, etj., ndaj baronëve shqiptarë të drogës.

Operacioni mësohet se do të jetë “panshqiptar” dhe do të përfshijë trafikantët si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova. Më pas, nëpërmjet këtyre bosëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, do të gjenden lidhjet me politikën dhe botën e biznesit në Kosovë e Shqipëri.

Siç mësohet, kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë spastrimi, dosjet e të cilit janë të mbushura dhe të plotësuara, e synojnë vetëm zbatimin.

Një pjesë e baronëve janë kthyer tashmë në dëshmitarë të mbrojtur, në të “penduarit” e parë të zbërthimit të oktapodit shqiptar të krimit dhe korrupsionit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts