Si të tregojmë kujdes për breshkat…edhe pse nuk jemi popull breshkaxhi!

Në Ditën Botërore të breshkave detare, Prof. Dr. Idriz Haxhiu, i shoqëruar nga disa shkolla të kryeqytetit kanë organizuar një ekspeditë në lagunën Patok. Thuajse një ditë feste për biologun Haxhiu, i cili ndër vite po studion rëndësinë e gjallesave detare dhe kryesisht dhe breshkave të cilat janë të rrezikuara nga ndotja.

11138072_1036964216328710_410505773286161392_n

Nxënësve dhe mësuesve u është shpjeguar në këtë aktivitet për rëndësinë dhe mbrojtjen e breshkave të cilat janë globalisht të rrezikuara; ndaj, përfaqësues të Herpetofaumës shqiptare u përpoqën të rrisin tek të pranishmit njohuritë se si duhet të kujdesemi për problematikat që shqetësojnë të tilla gjallesa.

Sakaq, është treguar dhe mënyra në zvogëlimin e humbjes së breshkave detare, gjë që faktet tregojnë për ndotje të lartë të bregdetit nga prurjet e lumenjve

DSC_0025

Më pas është demonstruar lëshimi në det i disa breshkave të rëna në rrjetat e peshkatarëve të Patokut.

Kështu pra, Dita Botërore e breshkave, pati një organizim gjithsesi modest në Shqipëri, që zakonisht merret si shenjë e përpjekjes për integrim në Europë.

Përgatiti: Ahmet Zani – tesheshi.com    

 

auto pjese dak

Related posts