Si të shfrytëzoni hapësirën e punës, për të qenë më produktivë dhe të lumtur

Ju mund ta ktheni rutinën tuaj të punës në një çështje shkencore nëse dëshironi me të vërtetë që të keni produktivitet dhe të mos ndiheni të lodhur. Ndonjëherë mezi e presim pushimin në punë, apo edhe miqësitë e njohjet e reja që krijojmë, por nuk duhet të harrojmë atë që mund të cilësohet si elementi më i rëndësishëm: tavolina e punës.

Si të përdorni hapësirën tuaj të punës? Nga mënyra se si uleni e deri tek mënyra se si e dekoroni ambientin ku punoni, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin tuaj. Gjërat e thjeshta në jetë, si për shembull, mënyra se si i poziciononi këmbët në dysheme, apo se si e poziciononi trupin kundrejt kompiuterit, mund të bëjnë ndryshimin, sa i takon optimizimit të eficiencës në punë.

Këto elementë mund të ndikojnë edhe në lumturinë dhe kënaqësinë që merrni nga puna. Kërkimet tregojnë se nëse jeni të lumtur dhe mjaftueshëm të kënaqur me punën, produktiviteti rritet.

Hidhini një vështrim infografikës më poshtë, për të parë ekzaktësisht si të qëndroni në tavolinën tuaj, për të arritur suksesin./tesheshi.com/